Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se ndarjen e këtij shteti e kanë mohuar, duke shtuar se e konsiderojnë si shtetin tonë. Ai mes tjerash shtoi se në këtë vend shqiptarët nuk janë qiraxhi por zot në shtëpinë e vet.

“Ne mohuam ndarjen e këtij shteti. E konsiderojmë, e konsideruam edhe në të kaluarën si shtet tonin por jo qeraxhi, por zot në shtëpinë tonë. Edhe pse kemi edhe shumë punë për të bërë por dalë zotës edhe sot në shtëpinë tonë përderisa ke gjuhë, flamur dhe universitete sigurisht që edhe je”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.