Pas debatit disa orësh në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, vetë lideri Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit para mediave tha se sonte nuk ka pasur asnjë shkarkim dhe se fare nuk është biseduar për shkarkime, informon TetovaSot.

Në pyetjen e gazetarit se a është kërku edhe sonte dorëheqja e Artan Grubit, Ali Ahmeti ishte i prerë nuk është biseduar fare për tërheqje.

“Nuk është biseduar fare për tërheqje, është biseduar për parim, është biseduar për strategji, për program, për detyrat që na presin si qeveri por normalisht do të japim llogari dhe kurrën e kurrës nuk kam kërkuar që të mbyllet mendimi ndryshe, për herë kam qenë ithtarë dhe kam inkuraju që gjërat të fliten hapur, vëretjet të fliten hapur që mundësia t’i jepet çdokujt për të sqaruar dhe për tu shpjeguar për punë e vet që ai e bën”, theksoi Ahmeti.