Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka falënderuar të gjithë votuesit që kanë dhënë mbështetje për të në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai pas certifikimit të zgjedhjeve, ka përsëritur se sipas Kushtetutës një person nuk mund të mbaj dy posted he se për këtë ai ka vendosur të qëndroj si kryetar e mos të bëhet deputet.

Ja postimi i plotë i Ahmetit:

Të nderuar bashkëqytetarë të Republikës,

Ju falenderoj tepër shumë për mbështetjen që na keni besuar si Lëvizje dhe mua si kandidat përmes votës tuaj në zgjedhjet e qershorit. Kur kam hyrë në listë pata thënë se duhet angazhuar të gjitha resurset për ta bërë ndryshimin, duke kandiduar edhe nga posti i Kryetarit të Kryeqytetit.

Pata thënë se në qoftê se prania ime në listë shton vetëm një votë për Lëvizjen e për ndryshimin, ja vlen. Edhe ja vlejti me qenë pjesë e nje liste të ndryshimit. 200 mijë votuan për Levizjen.

Mbështetja ishte e madhe edhe për mua si kandidat, duke më vendosur në pesëshen e pesë njerëzve me të votuar në Kosovë me 76 mijë vota, prandaj ju falënderoj me zemër.

Megjithatë, kushtetuta e Republikes thotë se një person nuk mund të mbajë dy poste te zgjedhura në të njejten kohë.

Unë dje kam informuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se unë do të qendroj si Kryetar i Prishtinës dhe se heq dorë nga mandati i deputetit. 32 deputetët e Levizjes do ta mbrojnë me dinjitet besimin e dhënë.

Ndërsa ne vazhdojmë me punën në komunë duke ndikuar edhe në ndryshimin në nivelin qendror.