Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka zbarkuar në qytetin e Tetovës.
 
Kryetari i BDI, Ali Ahmeti tha se partia që drejton ka ndërtuar dhe vazhdon të forcojë e ndërtojë vlera. Ai kritikoi partitë e reja politike opozitare, duke ironizuar me to.
 
 
“Ca lëvizje, madje shajnë vetëm BDI-në dhe Ali Ahmetin. Nuk është vizion ky, sepse 14 vite i kam thirr të ndërtojmë vlera, sepse ata ndërtohen bashkërisht, por përsëri vazhdojnë me avaze që janë instaluar në këto hapësira”, ka theksuar Ahmeti.
 
“Por, kursin edhe unë do e ndryshojë, sepse shqiptarët nuk janë për teatër, që t’i fusin në lojëra të pista, por do i godasim të gjithë, do i shembi, politika është politikë dhe i thërrasim të jenë më të edukuar, me platforma, por jo me sharrje e fyerje më të ndryshme. A janë bashkë, më duket nja 2 apo 3 (duke aluduar në subjektet e reja). Të bëhen bashkë kundër BDI-së, por jo të humbin shqiptarët”, ka thënë Ahmeti në tubimin  në Tetovë.