Lideri i Bashkmi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nuk pajtohet me deklaratën e partnerit të tij, liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev që të formohet qeveri me opozitën.

Ahmeti thotë se roli i opozitës është të kritikojë pushtetin, kjo sipas tij ndodh në të gjitha vendet e botës.

“Opozita bën vërejtjet e veta, qofshin ato edhe pa vend, sepse roli i opozitës, jo vetëm te ne, por në të gjitha vendet e përparuara. Vetëm në raste të veçanta mund të bëhen pjesë e një procesi të rëndësishëm, përndryshe ato detyrë e kanë që mos të pajtohen me shumicën parlamentare”, tha Ahmeti, transmeton TV21.

Ndërkaq, Zaevi doli me ofertë për opozitën që të bëhen pjesë e Qeverisë.