Karvani i Bashkimit Demokratik për Integrim vazhdon me tubimin e përbashkët të degëve Butel Shuto Orizare dhe Çuçer Sandevë.

Dje në Degën e BDI-së në Butel kryetari i Bashkimit Dmeokratik për Integrim Ali Ahmeti tha se nuk punon duke menduar se a do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme por a do të bëjë mirë dhe a do bëjë vepra të mira për shqiptarët.

“Ne duhet të kemi durim këtë investim që e bëjmë sot shpërblimin do e shohim nesër” tha Ahmeti.

Ndërkaq shefi i shtabit të BDI-së për zgjedhjet presidenciale Izet Mexhiti me këtë rast tha se punojnë dhe e përkrahin kandidatin koncensual që të sjellin Evropën këtu dhe jo të shkojmë ne atje.

“Gjithashtu punojmë fuqishëm që Dibra që ishte e rreshtuar pas Ali Ahmetit që nga viti 2005 e deri tani, të vazhdoj në të njejtën rrugë” tha Mexhiti.