Sipas informatave deri tani jozyrtare, anëtarësia e BDI-së i ka dhënë dritë jeshile liderit të tyre Ali Ahmeti që të fillojë bisedimet me Zoran Zaevin për formimin e Qeverisë së re, me qëllim që sa më shpejtë të sigurohen 61 nënshkrime nga deputetët, të cilët do t’i paraqiten presidentit Ivanov.

 

Nëse arrijnë që të sigurohen 61 nënshkrime, presidenti i shtetit do të duhet ta dorëzojë mandatin në afat prej 20 ditësh, afat në të cilin do të duhet të vërtetohet përbërja e re qeveritare dhe platforma e Qeverisë së re.

Më herët Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët theksuan se janë të gatshëm ta mbështesin Zaevin ta fitojë mandatin.