Forca të shumta të policisë e kanë siguruar tubimin e BDI-së që u mbajt sonte në shtëpinë e Kulturës në Kumanovë, ku i pranishëm ishte edhe lideri i partisë Ali Ahmeti. Kolona me automjete të policisë, madje edhe të blinduara kanë shoqëruar delegacionin e BDI-së gjatë hyrjes dhe daljes nga salla ku po mbahej tubimi, ndërsa objekti ishte i rrethuar nga numër i madh i efektivë të policisë dhe pjesëtarëve të njësive speciale.

Masat e shtuara të sigurisë për këtë tubim elektoral ishin si rezultat i incidenti që ndodhi javë më parë kur disa qytetarë të revoltuar të Kumanovës dhe familjarët e komandant Shqiponjës qëlluan me gurë eskortën në të cilën udhëtonte lideri i BDI-së Ali Ahmeti, gjatë një tubimi në fshatin Çerkes të Kumanovës./Alsat-m/