Ahmeti nga Saraji thotë: BDI është më e fortë se kurrë, nuk shoh alternativë tjetër te shqiptarët

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Saraj të Shkupit, sonte ka mbajtur Kuvendin e rregullt zgjedhor në të cilin ka zgjedhur kryesin e re, ndërsa për kryetar dega ka zgjedhur profesor Isni Jakupi, rapoprton gazeta KOHA.

Përveç anëtarëve të degës të pranishëm në këtë Kuvend zgjedhor kanë qenë edhe anëtarë të lartë partiak të BDI-së të udhëhqeur nga kreyetari Ali Ahmeti. Në fjalën e tij para kuvendarëve dhe simpatizantëve partiak në Saraj, Ahmeti tha se në BDI janë bashkuar gjenerata që kanë kontribuar e sakrifikuar historikisht që nga vendosja e regjimit ushtarako policor pas luftës së II Botërore e deri në vitin 2001.

“Kjo lëvizje e jona ka një histori të fortë sepse është pjesë e kësaj vazhdimësie të mospërkuljes mosdorëzimit përpara pushtuesve, zullumqarëve, përpara atyre që kanë pasur të na zhdukin nga kjo tokë. Ne mbijetuam dhe po ndërtojmë një histori të re në këto hapësira ku kemi lindur. Kështu që mbetet detyrë që këtë histori, këtë thesar kombëtarë me fanatizëm dhe përkushtim më të lartë duhet të ruajmë dhe begatojmë, duke pasur kujdesin më të madh që mos i tupërojmë as të parët tanë, e as luftëtarët sepse njeriu nga lakmia edhe mund të bëj veprim të gabueshëm, por ne gjithmonë busullë duhet të kemi se prejardhjen”, tha midis tjerash në fjalën e tij Ahmeti, përcjellë gazeta KOHA.

Duke folur për aktualitetin politik dhe përgjimet e publikuara nga grupe të ndryshme në rrjetet sociale, Ahmeti tha se janë pjesë e shërbimeve antishqiptare, duke porositur oponentët e tij politik se në këtë mënyrë asnjëherë nuk do të mund ta fitojnë BDI-në .

“U bëjë me dije që të heqin dorë nga shpifjet, nga shpërndarje që i bëjnë se nuk do fitojnë asgjë. Janë vetëm se servis me agjendë antishqiptare në këto hapësira, jo vetëm në vend por edhe në rajon. Të gjithë janë viktimë të lojës së ndyrë, ne jemi më të fortë se kurrë për shkak se duhet të na bëjnë më të fortë. Nuk shoh alternativë tjetër tek shqiptarët, se po të kisha parë do thoja hajde vëllezër të provojmë. Prandaj duhet ta bëjmë më të fortë BDI-në”, theksoi Ahmeti.

SHPËRNDAJE