Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur pikëllimin e tij për humbjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Ahmeti ka thënë se nuk po mundet nta ngushëllojë as veten për këtë humbje.

Ai ka shtuar dikush do të japë përgjegjësi për vdekjen e tij.

“Çka me thënë e si me i ngushëllu familjen e shoqërinë e aktivistët e vetën? Humbëm një shok, një idealist, një punëtor të palodhshëm por mbi të gjitha një njeri të mirë. Dikush ka me dhënë përgjegjësi, por sonte mendja më shkon vetëm te familja e Astritit e shpresoj se disi e gjejnë fuqinë të mbahen duke qenë krenar se kanë rritur fëmijë të jashtëzakonshëm. Astrit, u prehsh në paqe!”, ka shkruar ai