Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili zhvilloi mbrëmë një takim me përfaqësuesin Special të Kryesuesit të OSBE-së, Ambasador Christian Strohal si dhe Ambasadoren e OSBE në Maqedoni, Nina Soumalainen, ka thënë se qeveria e re do të formohet shumë shpejt.

Gjatë takimit, Ahmeti tha se është shqetësuese situata për mundësinë e frymëzimit të telasheve në vend për interesa gjepolitike.