Zgjidhja sa më shpejt do të arrijë me ratifikimin e marrëveshjes për emrin në parlament, ndërsa një referendum i mundshëm mund të komplikojë procesin, vlerësoi sot Ali Ahmeti, kreu i BDI, pas një takimi me eurodeputetët sot Victor Boshtinaru, Tanja Fajon, nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian dhe Tonino Pikula, raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, përcjell Fol.

“Grupi Progresist i Aleancës së Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian shprehu mbështetje të plotë për agjendën e shumicës dhe qeverisë reformatore duke u vënë plotësisht në dispozicion për të ndihmuar Maqedoninë dhe rajonin. Ahmeti përshëndeti gatishmërinë e deputetëve dhe tha se periudhën e ardhshme është vendimtare, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Ahmeti tha se kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjen duhet të arrihet tani, duke respektuar karakteristikat e palëve dhe duke reflektuar në një të ardhme të përbashkët në familjen euroatlantike. /Fol/