Lideri i BDI-së sonte ka zbritur në Komunën e Zhelinës ku nga afër ka biseduar me banorët e kësaj ane. Gjatë fjalimit të tij ai tha se BDI-ja gjatë të gjitha negociatave ka kontribuar në tejkalimin e krizës dhe problemeve që kapluan vendin. Ahmeti gjithashtu tha se të gjithë shqiptarët duhet të kontribuojnë që në vend të mbahen zgjedhje të ndershme, demokratike dhe pa frikësime.

“Dëshirojë që të gjithë të kontibuojnë për zgjedhje të ndershme, pa frikësime, nuk kemi nevojë të hutohemi pasi fitorja është në anën tonë. Jo vetëm që jemi më të mobiliziuarit, jo që jemi lëvizja më e madhe në historinë e shqiptarëve brenda 14 viteve të fundit, por jemi edhe më të mirët pasi kemi investuar në ngritjen e kuadrove të reja në të gjitha fushat e veprimtarisë. Prandaj, është përgjegjësi kur del para njerëzve, normal për atë që ka fytyrë, pasi kohëve të fundit janë paraqitur edhe njerëz që edhe “detin kos e bëjnë”, por ta dini se ata gënjejnë.”

Kreu i integristëve nuk mbeti pa përmendur edhe rëndësinë që ka Prokuroria Speciale Publike. Sipas tij kjo prokurori është sukses që nuk duhet të anëshkalohet.

“Kur jemi tek Prokuroria Speciale Publike, ne e kemi mbështetur atë dhe do ta përkrahim deri në fund, ajo është rezultat i negociatave mes katër partive më të mëdha politike. Unë jam PRO asaj që të vërtetohet çdo gjë, le të gjykohet çdo gjë, pasi ne kemi kërkuar një mandat të fuqishëm me qëllim që kjo prokurori me sukses ta kryej punën e saj. Por ajo nuk duhet t’i lejojë vetes që shëndrohet në satelit të ndonjë partie politike, e as mos të përkrahë politikat ditore të dikujtë, por me profesionalizëm t’i qaset punës.”

Kryetari Ahmeti edhe para banorëve të Zhelinës përsëriti qëndrimin tashmë të njohur të BDI-së lidhur me formimin e partive të reja shqiptare. Ai tha se ky veprim kontribuon në përçarjen e votës shqiptare dhe me këtë uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

“BDI koalicion ka popullin shqiptarë të Maqedonisë. Urojmë edhe partitë tjera të jenë më të mençura, le të bëhen bashkë kundër BDI-së, le ta fitojnë BDI-në, por mos ti përëajmë shqiptarët, pasi ndarja i bënë më pak të rëndësishëm shiptarëti inkurajojmë të dalin bashkë, le të humb BDI, mos të humbin shqiptarët.”