Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka qenë në pozitë pak të papërshtatshme në tubimin e sontëm të partisë në Tetovë, me rastin e hapjes së shtabit partiak zgjedhor. Ai është përballur me mllefin e një aktiviste të BDI-së, e cila e ka pyetur publikisht se pse e ka kandiduar sëris Xhevat Ademin, raporton Gazeta Lajm. “A ende ne do të votojmë kandidatë për deputetë që duan të vdesin në Parlament”, ka qenë pyetja e saj. Edhe më skandaloze ka qenë përgjigja e Ali Ahmetit, i cili ka thënë se sdin çka t’i bëjë Xhevat Ademit. “A ta bëj moler? Edhe atë punë sdin ta bëjë”, është përgjigjur Ahmeti.