Në librin e vet “Revolucion” (Revolution), Emanuel Makroni i kushton disa rreshta njohjes me gruan e jetës së tij. “Në atë kohë, ajo kishte tre fëmijë dhe një burrë.

Ndërsa unë isha veçse një nxënës. Ajo nuk më dashuroi për atë që kisha. Për karrierën. Për mbështetjen apo sigurinë që i jepja. Ajo i braktisi të gjitha këto, për mua”.

Libri “Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat”, nga gazetarja Sylvie Bommel e cila ndërton portretet e personaliteteve të fushave të ndryshme për revista si ‘Le Journal du Dimanche’ apo ‘Vanity Fair’, është ndërtuar një analizë e detajuar e raportit mes Emanuel Macron me gruan e tij që dikur e ka pasur mësuese letërsie, Brigitte Macron.

Libri vjen në formën e një biografie për Zonjën e Parë të Francës dhe përqëndrohet tek historia e dashuria e saj me Macron, 24 vite më i ri se ajo.