Fluturimi do të bëhet të shtunën, shkrujnë mediat shqiptare përcjell Albinfo.ch.

Destinacioni i parë i këtij fluturimi do të jetë Tiranë- Stamboll- Tiranë.

Sipas, TVKlan, fillimisht udhëtimet e para do të jenë drejt stambollit e ndërsa në muajin tetor, Air Albania do të ketë edhe destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane.

Sipas po të njëjtit televizion, përveç linjave europiane, Air Albania do të ofrojë edhe destinacione ndërkombëtare, ku për herë të parë do të ketë linjë direkte Tiranë- Neë York.

Kompania do të udhëtojë me një flotë avionësh, jo më të madhe se 10 vjet.

Avioni i parë është një Airbus 319 dhe do të mbajë ngjurat e flamurit shqiptar me shqiponjë dykrenare.