Ndotja e ajrit ndikon në moshën kur vajzat fillojnë të kenë periodat, është bërë e ditur në një studim të parin e këtij lloji.

Ekspozimi ndaj grimcave (TSP), që kanë madhësi prej 0.05 mm dhe qarkullojnë në ajër, gjatë moshës së adoleshencës tek vajzat gjithashtu ndikon në çrregullimin e ciklit menstrual.

TSP, që përbëhen më së shumti nga shkarkimi i automjeteve dhe tymi i djegies së qymyrit, mendohet se pengojnë prodhimin e hormoneve në trupin e njeriut.

Tek gratë, kjo mund të shkaktojë rritjen e sasisë së hormoneve mashkullore, siç është tostesteroni, për të cilin studiuesit besojnë që mund të shtyjë apo të pengojë ciklin menstrual.

Autorja e studimit, Shruthi Mahalingaiah, nga Universiteti i Boston ka thënë që ajri i ndotur mund të ndikojë në disa sisteme të organizmit të njeriut.

“Përderisa ekspozimi ndaj ajrit të ndotur është i lidhur me sëmundje pulmonare dhe kardiovaskulare, ky studim sugjeron që mund të ketë edhe sisteme tjera, siç është ai reproduktiv, që mund të preken” është shprehur Mahalingaiah.