Mungesa e masave për ta zgjidhur problemin me ajrin e ndotur në Shkup, sërish do t’i nxjerrë në protesta qytetarët. Të organizuar nga disa organizatat joqeveritare për mbrojtjen e ambientit jetësor qytetarët do të shprehin shqetësimin e tyre para objektit të Qytetit të Shkupit prej ku do të kërkojnë masa urgjente kundër ndotjes.

“Çdo vit kanë përgjigjen e njëjtë, se do duhet të kontrollojnë kush është ndotësi më i madh dhe do duhet të ndërmarrin masa, por çdo vit është më keq. Raportet e Bankës botërore dhe institucioneve tjera relevante, tregojnë se në Maqedoni në ditë vdesin nga 4 persona nga ajri i ndotur dhe se çdo e dyta foshnje ka probleme me frymëmarrjen”, tha Plazhe Josifovski, OJQ “Eja Maqedoni”.

Pulomologët thonë se të janë shumë të dëmshme grimcat PM 2.5 që gjenden në ajër këtyre ditëve. Ato janë më të vogla se grimcat PM 10 dhe i sulmojnë qelizat e organizmit, ndërsa thithja e gjatë e tyre mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin.

“Ato futen shumë thellë në trup, përveç në mushkëri, ato e kalojnë edhe atë barrierë, prandaj vihet aksent i veçantë në këto grimca që për fat të keq kohëve të fundit kanë përqendrim më të shpeshtë dhe ndikojnë keq në shëndet në afat më të gjatë në paraqitjen e sëmundjeve kronike si dhe në paraqitjen e sëmundjeve malinje”, deklaroi Marjan Balovski, pulmolog në SPQ “8 Shtatori”.

Në komunën Qendër dhe Karposh vendet e vetme ku bëhet matja e prezencës së grimcave PM 2.5, sot indeksi ka treguar ndotje të lartë të ajrit.Alsat-M