Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka stepur qytetarët nga përgatitjet e zakonshme për sezonin e dimrit. Numri i atyre që mund të përballojnë blerjen e përbërësve për përgatitjen e ushqimeve dimërore si ajvarit, turshive apo të ngjashme, është ulur. Vet qytetarët thonë se sa i përket ajvarit, rritja e çmimit të specave të kuq që janë ndër përbërësit kryesorë, dhe sidomos rritja prej rreth 40 denarë e çmimit të vajit, ka bërë që ata ta konsiderojnë ajvarin si një luks të stinës.

– Advertisements –

YouTube video
“Për Ajvar? 50 denarë shesin. Të ju them të drejtën këtë vit është shumë më shtrenjtë. Jo, nuk do të përgatis ajvar, shitet i gatshëm. Të të them të drejtën më mirë e blej të gatshëm se sa të përgatis.”

“Kemi blerë shumë pak këtë vit. Nga 50 kilogram, sa blinim, tani kemi blerë 30.”

“Kjo është e vërtetë, për të bërë ajvar specat e kuq janë shtrenjtë. Kështu kur blejmë nga një ose dy kilogram nuk e ndiejmë shumë. – Ju nuk keni bërë ajvar këtë vit. -Jo, për shkak të çmimeve dhe nuk kishim as ku të përgatisim.”

“Po unë jam vetëm, por edhe çmimet janë të larta. 40-50 denarë kilogrami i specave të kuq, kjo është katastrofale. Me këto rroga dhe pensione është e vështirë.”

“Kemi blerë më herët. Më lirë më duken. Duke pasur parasysh se jemi në tetor, është më lirë. Unë i kam blerë në tregun kryesorë, i kam blerë 43 denarë kilogrami. Këtu jashtë nga 30 denarë i shesin, por nuk është shumë çmim i lartë.”

“Jo, jo, s’kam blerë. Janë edhe shtrenjtë. Madje është më shtrenjtë se të blesh ajvar në dyqan. Unë në dyqan e kam blerë në fakt. – Krahasuar me vitin e kaluar, sa janë më shtrenjtë? – 100%.”

Se blerjet e stinës kanë shënuar ulje e pranojnë edhe shitësit, të cilët hezitojnë të shprehen para kamerës. Sipas tyre, rritja e çmimeve ka bërë që të ketë shumë më pak blerës së vitet e kaluara. Çmimet e specave të kuq lëvizin nga 35 deri në 50 denarë, ndërsa për një kavanoz ajvar nevojiten 4 kilogram speca të kuq.