Në Tetovë u organizua Akademi Përkujtimore nga Klubi i Shkrimtarëve ‘OENEUM’ në nder të poetit Esad Mekuli.
Ky manifestim kaq i rëndësishëm për Tetovën dhe më gjerë u realizua në praninë e 30 poetëve dhe kritikëve të letërsisë, të ardhur nga shumë qytete të Maqedonisë. Hapjen e kësaj Akademie përkujtimore e bëri kryetari i klubit Prof. dr. Ejup Ajdini, kurse referatin për këtë kolos të letërsisë shqipe e lexoi Prof. dr. Vebi Bexheti.
Gjatë manifestimit, poetët lexuan poezitë e tyre, kurse vargjet poetike nga veprimtaria poetike e Esat Mekulit i lexoi Vjollcë Berisha.
Përveçse nga Tetova, në këtë orë të madhe poetike murrën pjesë edhe Fadil Curi e Rexhep Bajrami nga Shkupi, Lulzim Haziri nga Gostivari, Xhemile Adili nga Kërçova, Blerona Brao nga Struga etj./Telegrafi/