Në Kumanovë ka filluar akademia përkujtimore për Astrit Deharin, i cili me prejardhje ishte nga Sllupçani i Kumanovës, shkruan Gazeta Lajm.

Në akademi janë prezent prindt e tij, Avni e Xhemile Dehari, ish kryetati i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti dhe shumë intelektualë dhe fytyra publike.

Akademia filloi me himnin kombëtar dhe me një minutë heshtje, si dhe me fjalimin e profesor Destan Ajdiinit, mik i afërt i familjes Dehari dhe kumbarë i Astritit. “Fjalët e para që i mësoi Astriti në fëmijëri ishin fjala Nënë dhe Republikë. Ai kishte dy nëna”, tha me këtë rast profesori Ajdini. “Astriti u privua nga jeta në burgun e Prizrenit ashtu siç u vranë para disa dekadave shumë trima tanë në burgjet e Jugosllavisë. Po dëgjojmë kqtyre ditëve shpeshherë duke thënë se Astritit e vrau dora jonë. Jo vëllezër të nderuar , ajo është e njëjta dorë e huaj qe na vrau në kohën e Jugosllavisë, pa marrë parasysh nëse ajo gjendet në Prishtinë, Shkup ose Tiranë”, theksoi profesor Ajdini.