Rreth ora 06.00 të mëngjesit është paraqitur një aksident në autostradën Shkup-Veles në afërsi të një fshati të Velesit, makina e tipit “Tojota Korolla” me targa të Serbisë, që e drejtonte personi me iniciale N.S nga Serbia, ka fluturuar nga rruga.

Në fatkeqësinë e ndodhur mëngjesin e sotëm, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, derisa bashkudhëtarja e tij, 58 vjeçare me iniciale S.E, ka pësuar lëndime më të lehta trupore.

Të aksidentuarit menjëherë janë transferuar në urgjencën e spitalit të qytetit të Velesit.

Hetim në vendngjarje kanë kryer ekipe të MPB-së së Velesit, dhe po punohet për zbardhje të plotë të rastit./Alsat