Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur para pak castesh te ura në fshatin Kondovë, shkruan Gazeta Lajm.

Një veturë është shkatërruar tërësisht, pasi është rrokullisur në autostradën Shkup-Tetovë.

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar për Gazetën Lajm se të lenduara kanë mbetur katër femra që kanë qenë brenda veturës. Njëra prej tyre ka qenë shtatëzënë. “Ishte tmerr i vërtetë, mezi i nxorëm nga vetura e shkatërruar tërësisht. Britma degjoheshin pa ndërpre. Fatmirësisht nuk ka viktima”, ka deklaruar për Gazetën Lajm një dëshmitar okularë.