Aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sonte kur nje audi e zezë me targa të Shkupit me shpejtësi të madhe ka prerë rrugën e nje konvoj i cili lëviste nga Partizanska në drejtim tē stacionit policor në Gjorgje Petrov.Të lënduar janë tetë pjestar të njësis speciale të cilët me ndihmën e shpejt dhe me veturat e deshmitarve që ishin në vendin e  ngjarjes u derguan në qendrën klinike të Shkupit dhe Spitalin e qyteti. Vozitësi nuk ka pësuar lëndime. Incidenti ka ndodhur pas perfundimit te festimeve ne sheshin Maqedonia, ku mbeshtetësit e skuadres së Vardarit kane festuar fitoren e sontme në hendboll në kampionatin evropian./fol.mk