Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 23:00 në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit në të cilën sipas dëshmitarëve janë përfshirë tre vetura.

Sipas pamjeve dhe fotografive amatore që kanë arritur në redaksinë e TV SHENJA, veturat e përfshira në aksident janë të markave Audi, Mercedes dhe BMW.

Se si ka ardhur deri te aksidenti ende nuk dihet. Poashtu është e paqartë nëse ka persona të lënduar nga pjesmarrësit në aksident. /SHENJA/