Të enjten, rreth orës 19 e 15 minuta, në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Sllatinë, ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin B.S. 28 vjeçar, ka goditur me veturë “Audi” këmbësorin E.A. (18) nga fshati Sllatinë. 18 vjeçari ka marrë lëndime të rënda në këtë rast dhe pas ndihmës së parë që ka marrë në Klinikën e Tetovës, për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Emergjencën në Shkup.