Pas mesnatës një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të lagjes Draçevë të Shkupit.

Jozyrtarisht, gjatë përplasjes së një makine me një kamion, në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë tre persona, ndërsa dy të tjerë kanë ndërruar jetë në Qendrën Klinike në Shkup, mëson INA.

Sipas njoftimeve të para, në aksident u përfshin një makinë e tipit Renault dhe një kamion për grumbullimin e plehrave. Komunikacioni po zhvillohet në një kahje, ndërsa policia ka rrethuar zonën ku ka ndodhur aksidenti fatal. Policia bëri të ditur se nesër do të jap detaje plotësuese. (INA)