Katërmbëdhjetë të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot pasditen në autostradën Tabanovc – Kumanovë. Në përplasje janë përfshirë një autobus dhe dy makina.

Në aksident dy persona me lëndime të rënda janë transferuar në klinikën në Shkup, dhe të tjerët janë shtruar në Spitalin e Kumanovës, mëson Telma, përcjell FOL.

MPB tani nuk ka detaje se si ka ndodhur përplasja e cila ndodhi sot në ora 17.30 në kryqëzimin e autostradës me rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë.

Në njërin nga automjetet të tipit “Range Rover” me targa të Shqipërisë e ka drejtuar ish ministri Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj i cili ka marrë lëndime.