Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, 10 tetor, në një aksident trafiku në Han të Elezit ka ndërruar jetë një foshnje.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në Gorancë të Hanit të Elezit drejtuesja e veturës ka humbur kontrollin mbi veturën e saj, duke dalë nga rruga.

Lëndime trupore kanë pësuar vozitësja dhe foshnja që ishte në veturë, ku si pasojë e lëndimeve foshnja ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar për autopsi./KosovaPress/