Në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të kryqëzimit në Tumçevisht dje rreth orës 14 ka ndodhur një aksident ku janë të përfshirë: Autobusi “Mercedes” me targa të Gostivari, i drejtuar nga 42-vjeçari J.L nga fshati Çajle dhe vetura “Fiat Dablo” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 42-vjeçari E.Ç po ashtu nga Gostivari, njofton SPB-Tetovë.

Në këtë aksidenti apo përplasje, shoferi i “Fiat” ka fituar lëndime të lehta, është  transferuar në spitalin e Gostivari, dhe pas ndihmës mjekësorë është liruar nga spitali.

Pas inspektimit do të përcaktohet shkaku dhe gjithçka tjetër në lidhje më aksidentin në fjalë. Fillimisht arsyeja është nga shpejtësia e pa kontrolluar dhe parakalimi në mënyrë të paligjshme.