Dy vajza të reja të cilat kanë pritur autobus në Gjorçe Petrov janë goditur nga një automjet në aksidentin që ndodhi dje mbrëmë.

Sipas infromacioenve të para vajzat janë goditur nga një automjet që ka lëvizur nga Gjorçe Petrovi për në Qendër, ku shoferi pasi ka humbur kontrollin, duke tentuar t’i ikë ‘Yougs’ që ia ka prerë rrugën, ka dalë prej korsisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoferët nuk janë të lënduar ndërsa nga goditja është dëmtuar stacioni i vogël ndërsa vajzat nëpërmjet ndihmës së shpejtë janë bartur në spital.