Në aksidentin që ndodhi në magjistralen Gostivar-Tetovë në orën 14:30 me lëndime kanë përfunduar dy gra dhe dy fëmijë.

Sipas njoftimeve të SPB Tetovë, automjet ‘mecedes’ me tabela të Kroacisë e drejtuar nga 34-vjeçarja S.A nga fshati Sanakos, ka humbur kontrollin dhe ka dalë prej rrugës duke u rrokullisur. Nga rrokullisja, vozitësja S.A si dhe bashkudhëtarja 33-vjeçja H.I dhe dy fëmijë të miture 12 dhe 7 vjet kanë marrë lëndime trupore.

Me automjet të ndihmës së shpejtë janë bartur në spitalin e Gostivarit.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer policia e Gostivar me autorizim nga prokurori publik.