Dje në orën 20:40 në sheshin “Koço Racin” para kryqëzimit të rrugës “Mirçe Acev” një veturë “Skoda Fabia” me targa të Shkupit, e drejtuar nga L.T. (25) nga Shkupi ka goditur A.B. (20) nga Shkupi, informojnë nga MPB.

Pas fatkeqësisë A.B. është transferuar në Klinikën “Nënë Tereza” ku janë konstatuar lëndime të rënda.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë policia nga SPB-Shkup.