Reparti për siguri të komunikacionit rrugor pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup mbrëmë nga ora 23:00 deri në ora 5:00 zbatoi aksion të përforcuar kontrolluese për zbulimin e vozitësve që drejtojnë me automjet nën ndikimin e alkoolit në rajonin e Shkupit.

Nga ana e zyrtarëve policor janë kontrolluar 200 vozitës, të alkoolizuar kanë qenë 150, ndërsa 48 prej tyre është vërtetuar alkool në gjat, ndërsa 3 prej tyre kanë refuzuar të testohen për alkool.

Në raport me kundërvajtjet e konstatuara nga Ligji për siguri të komunikacionit në rrugë dhe Ligjit për automjete drejt vozitësve, janë ndërmarrë 144 masa.

51 vozitës janë përjashtuar, ndërsa përkohësisht janë marrë 40 leje të vozitjes, janë lëshuar 58 gjoba dhe 25 gjoba të dënimit, ndërsa për 2 persona janë dhënë kërkesa për nisje të procedurës kundërvajtëse.