“Dita e drurit” me propagandë të fuqishme, shumë para të shpenzuara, por me rezultate shumë të vogla. Ky është qëndrimi i ambientalistëve lidhur me fushatën qeveritare që zgjat tani disa vite. Të dhënat thonë se në shtatë prej nëntë viteve prej kur realizohet aksioni, janë shpenzuar mbi 7.7 milion euro, ndërsa rezultatet janë simbolike. Ka rajone ku vetëm 10% të fidanëve të mbjella kanë mbijetuar. Një prej arsyeve është që mbillen fidanë që nuk janë vendor, e më pas nuk ka përkujdesje të duhur.

“Madje, edhe po të mbillen fidane autoktone duhet të ketë mirëmbajtje dhe kultivim ndërsa kjo nuk ndodhë tek ne”, tha Kiril Përzho- Arsovski, biolog.

Përveç moskujdesit, ambientalistët thonë theksojnë edhe ndërrimin e planeve dhe shembull më i mirë për këtë është “Parku Maqedonia”, i cili duhej t’i ndërrojë mijëra drunj të prerë në Shkup nga ana e drejtuesve aktual të qytetit.

“Në vitin 2012, Koce Trajanovski tha se ka mbjellë 1800 fidanë në aksionin e atëhershëm “Dita e Drurit”. Ne pas disa ditëve erdhëm dhe i numëruam fidanët, dhe në vend të 1835, regjistruam vetëm 332 fidan, gjegjësisht gjashtë herë më pak”, tha Nikola Naumovski, “Sheshi Liria”.
Përveç kësaj ende nuk dihet numri i vërtetë i fidanëve të zhvilluar, ose thënë më thjeshtë, fidanëve që kanë mbijetuar. Institucionet dalin me shifrat e tyre. “Pyjet e Maqedonisë” vlerësojnë se e fushata ka sukses prej 40%, Inspektorati i bujqësisë thotë se 50 deri 60% ndërsa nga shoqata “Dita e Drurit” pohojnë se ka rezultate të jashtëzakonshme prej 60%.

“Ka pjesë ku përfshirja është 90%, ndërsa ka pjesë ku është 18%, siç është Krivollaku, apo vende tjera”, u shpreh Zharko Karaxhoski – Drejtor i “Pyjeve të Maqedonisë”.

Ndryshe, politikë dhe propagandë në aksionin e sotëm vërejti edhe kryetari i komunës Qendër , Andrej Zhernovski. Komuna e tij mori vetëm 120 fidanë, për dallim nga Gjorçe Petrovi me 85293 ose 710 herë më shumë se Qendra. Edhe pse me këtë aksion bëhen përpjekje që Maqedonia të tregohet si shtet i gjelbërimit, numrat për ndotjen janë se Tetova, Shkupi dhe Manastiri janë në mesin e qyteteve që prijnë në renditjen botërore në këtë konkurrencë jo të famshme.

MINISTRIA E BUJQËSISË

VITI SHUMA NË EURO
2008 2.5 milionë euro
2009 1.5 milionë euro
2010 732 mijë euro
GJITHSEJ: 4.762. 891 euro

NP „PYJET E MAQEDONISË“

VITI SHUMA NË EURO
2011 890 mijë euro
2012 335 mijë euro
2013 918 mijë euro
2014 817 mijë euro

GJITHSEJ TË GJITHA AKSIONET: 7.745.923 milionë euro/Alsat-M