Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka parashturar dy aktakuza kundër dy personave, për veprën penale – falsifikim të dokumentit të udhëtimit në bazë të nenit 378 të Kodit Penal.

Të akuzuarit, siç njoftojnë nga Prokuroria, në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, gjatë procedurave për fluturim, kanë përdorur si të vërteta certifikatë të rrejshme për test PCR negativ për virusin SARS-CoV-2.

“Këtë e kanë bërë, edhe pse e kanë ditur se nuk janë testuar në laboratorët e potencuar dhe se nuk u është dhënë certifikatë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton TV21.