34 vjeçarit rrezikon burg mbi pesë vjet për shkak se rrjetin social ‘Facebook’ publikonte fotografi të ministrave në Qeveri dhe të kryetarit të LSDM-së, dhe më pastaj kërcënonte me vrasje.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti kallëzim penal kundër një personi për veprën penale rrezikim të sigurisë”, shprehen nga Prokuroria, njofton Telegrafi Maqedoni.

I akuzuari nga 29 deri më 31 mars disa herë në profilin e tij në rrjetin social ka kërcënuar se do të kryejë veprën penale të vrasjes që është e dënueshme me mbi pesë vjet burgim.

Ai disa herë ka publikuar tekste me përmbajtje kërcënuese, thonë nga Prokuroria, ndërsa kërcënimet janë drejtuar politikanëve dhe funskinoarëve qeveritar.