Anëtari i kryesisë së VMRO-DPMNE, Vllatko Gjorçev pasi që në orët e mëngjesit KSHZ ndërpreu seancën, porositi protestuesit që të pushojnë pasi që vazhdon beteja e tyre, për të parandaluar grabitjen e fitores së VMRO-DPMNE.  Ai tha se ata që kanë ardhur nga qytetet e tjera të pushojnë në makinat e tyre dhe autobusët, ndërsa nëse dëshirojnë të ngrohen mund të shkonin në shtabin e VMRO-DPMNE.

“Do të mbetemi sa do të jetë e nevojshme. Të gjithë që dëshironi të pushoni, mund të shkoni nëpër makina dhe autobusë, ndërsa ata që duan të ngrohen le të vijnë në shtabin e VMRO-DPMNE. Por, nuk ka largim, nuk ka kthim. Kemi kondicion dhe mbetemi deri në mëngjes për shkak se fitorja është e pastër si loti”, theksoi Gjorçev. (INA)