Figura e Nënë Terezës tuboi tok nxënës e krijues
Nënë Tereza e lindur në Shkup, në një familje atdhetare u bë e njohur në tërë botën, për bamirësi e vepra humane, fitoi shumë çmime të larta, por çmimi më i lartë është se ajo fitoi zemrat e shumë njerëzve të botës, e shqiptarët i bëri të njohur e krenarë kudo.
Nxënësit e shkollave fillore, dhe mësimdhënësit e tyre vendosën që në një aktivitet kulturor modest të kujtojnë humanisten Nënë Tereza, sh.f.”K.Pejçinoviq” Tearcë, sh.f.”Asdreni” Gllogjë, sh.f.”Faik Konica” Dobrosht dhe sh.f.”Ismail Qemali” Nerasht në kuadër të Komunës së Tearcës, në këtë aktivtet nuk u bashkëngjit sh.f. “Eqrem Çabej” nga fshati Sllatinë.
Programi ishte i përbërë nga fjalë e thënie nga vetë Nënë Tereza, vargje poetike të shkruara nga dora e Nënë Terezës, poetë që kanë thurur vargje për Nënë Terezën, të tjerët që kanë dhënë fjalë e mendime për Nënë Terezën, poezi të shkruara nga vetë nxënësit për Nënë Terezën, Ekspozitë e punimeve të nxënësve me vizatime për Nënë Terezën dhe Këngë kushtuar Nënë Terezës. Mësimdhënës përgjegjës ishin: profesorë të gjuhës shqipe, të gjuhës maqedone, të gjuhës turke, të gjuhës angleze, të gjuhës gjermane, të gjuhës frenge, profesorë të arsimit muzikor, profesor të arsimit figurativ, aktivi i pedagogëve dhe udhëheqësia e shkollës.
Sadije Aliti, koordinatore e këtij eventi kulturror theksoi:”tok me nxënësit dhe krijuesit deshëm të përkujtomë figurën e të madhes Nënë Tereza, njëherit të vëmë ura bashkëpunimi mes shkollave fillore të Tearcës dhe Istogut, dhe nismë për takime letrare me nxënës e poet, në formën e karvanit poetic, takim ke krijuesit e ardhshëm”.
Këtë aktivitet e kanë nderuar edhe krijues e poet që i kanë kushtuar vargje kësaj humanisteje, dhe e kanë nderuar me prezencën e tyre këtë organizim. Krijues nga Kosova dhe nga Maqedonia lexuan vargjet e tyre para të pranishmëve.
Drejtori i Shkollës fillore të Tearcës, si nikoqir i këtij aktiviteti, Latif Ismaili, theksoi se organizimet e këtilla kultuore e kombëtare janë të rëndësishme për të kujtuar figurat tona, por edhe për të patur bashkëpunime mes nxënësve e shkollave tona”.
Njëherit ndërmjet Komunës së Istogut dhe Komunës së Tearcës u vunë nisma bashkëpunimi ndërmjet shkollave fillore të këtyre dy komunave.
Përfaqësuesit e Klubit letrar “Podguri” nga Istogu dhe Klubit letrar “Oneum” nga Tetova nënshkruan marëveshje bashkëunimi për aktivitetet e përbashkëta kulturore të radhës.
Prezenca e të gjithëve e nderoi dhe e respektoi këtë figurë të ndritur kombëtare, Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza./AlbPortali