Në Mftininë e Tetovës gjatë mandatit të Myftiut Prof. Dr. Qani Nesimi janë shënuar shumë punë të vlefshme të cilat do ti shfrytëzojnë me dekada të gjithë qytetarët. Që në marrjen e mandatit në vitin 2016 u rinovua dhe u kthye në një objekt modern Myftinia e Tetovës, në të cilën në mënyrë bashkëkohore janë vendosur zyra të standardit të lartë dhe kështu është lehtësuar komunikimi me të gjithë qytetarët.

Projekt i rëndësishëm ishte realizimi i objektit për shërbimet fetare tek varrezat e qytetit të Tetovës i përfunduar në vitin 2019, objekt i cili u shërben dhe ndihmon shumë gjithë qytetarëve të besimit Islam. Gjithashtu, plani i ri i varrezave të qytetit dhe mirëmbajtja e tyre është përcaktim dinjitoz i kulturës fetare Islame.

Xhamia në Kodrën e Diellit si një investim tjetër kapital dhe i rëndësishëm, që është në përfundim e sipër, është një objekt fetarë më standarde të larta bashkëkohore, ku gjithë turistët do të mund të aplikojnë ritet fetare edhe në lokacionin turistik “Kodra e Diellit”.

Kthimi i pronës së ish- shtëpisë përmirësuese në pronësi të Myftinisë së Tetovës, është hap i rëndësishëm ku parashihet ndërtimi i tregut të gjelbër, që gjithashtu do të jetë një vend atraktiv e bashkëkohorë. Gjithashtu, gjatë mandatit të Myftiut Prof. Dr. Qani Nesimi, janë nxitur edhe investimet private, i tillë është investimi i rrethojave të varrezave të vjetra, që ka dhënë bukuri e madhështi vend-prehjeve të më të dashurve tanë.

Këto janë vetëm disa nga punët më të mëdha kapitale të realizuara gjatë mandatit të Prof. Dr. Qani Nesimi në krye të Myftinisë së Tetovës, punë të cilat do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm edhe në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut. Pikë e rëndësishme është vendosja e raporteve korrekte, të miqësisë e të barabarësisë me gjithë hoxhallarët që mbulon Myftinia e Tetovës, por edhe më gjerë, përcaktim ky që do të vazhdojë edhe në të ardhmen në Institucionin e Bashkësisë Fetare Islame.