Agjencioni Europian për luftë kundër korrupsionit, ka dënuar kompaninë greke “Aktor” me 50 milionë euro për shkak të mashtrimeve dhe shpëlarjes së parave gjatë ndërtimit të autostradës Demir Kapija- Smokvica, shkruajnë gazetat greke “Prototema” dhe “Katimerini”.Rasti është hetuar pas dëshmive që ka grumbulluar agjencioni evropian.Kompania ndërtimore greke në vitin 2012 ka fituar tenderin për ndërtimin e rrugës në gjatësi prej 28 kilometra.Emri “Aktor” u bë I njohur në vitin 2014 kur LSDM ka akuzuar se nga llogarit bankare të Maqedonisë në mënyrë joligjore janë nxjerr 3.5 milionë euro.“Prototema” po ashtu shkruan se disa nga të punësuarit kanë marrë rrogë nga 110.000 euro në muaj.Nga Prokuroria themelore për ndjekje të korrupsionit dhe krimit dy vite më parë kanë deklaruar se po grumbullojnë argument të cilët janë të nevojshme për zbardhjen e rastit “Aktor”.Dy vite më parë, me urdhër të prokurorisë greke, policia financiare ka arrestuar pronarin e “Aktor”, Leonidas Bobolas, për evazion fiskal dhe borxh ndaj shtetit.