Stadiumi i Tetovës vazhdon të jetë akoma në gjendje të mjerueshme. Edhe pse i premtuar në çdo fushatë zgjedhore , ai prapëseprapë vazhdon të jetë i mbyllur për ndeshje historike si ndeshja e sotme që Skëndija luan kundër Totenhemit. Kështu ishte edhe vite më parë kur dyert e stadiumit ishin të mbyllura për tifozët e shumtë në ndeshjen historike kundër Milanit, deshje kjo që u luajt në Shkup.

Si zakonisht në mesin e zyrtarëve shqiptar, paralajmërimet kanë qenë bombastike, por realizimi i një projekti për një stadium të ri ngeli vetëm një ëndër e sportdashësve tetovarë.
Përshkak të joseriozitetit të Komunës së Tetovës si dhe organeve kompetente të Federatës së futbollit (FFM),ndodh që pikërisht stadiumi i Tetovës të jetë i lënë në harresë, ndërsa dashamirët tetovar të futbollit humbin gjithnjë e më shumë që nuk arrijnë të shohin ndeshje futbollistike në Tetovë. Andaj me të drejtë sot aktori i njohur tetovar, Elmir Sejfullai, nëpërmjet një videomesazhi nga ngritur zërin për nevojën urgjente të ndërtimitg të një stadium të ri në Tetovë.

Ja se çfar thotë aktori Sejfullai:

“Sot Shkëndija luan me Totenhem, para tre viteve Shkëndija luajti me Milanin e madh!
E di që Shkëndija është thesar i gjithë shqiptarëve, por çerdhe e shkëndijës është Tetova. Sot është dashur që Shkëndija të luaj në Stadiumin e saj në Tetovë, por kemi mungesë të një stadium i cili do të përmbush kërkesat e një stadium europjan. Tetova duhet të ketë stadium, Shkëndija duhet të ketë stadium!
Stadiumet janë ata të cilat shkruajnë histori dhe në të cilat shkruhet historia, andaj ju ftoj që të bani TAG, sepse Tetova meriton stadium, Shkëndija meriton stadium, sa më shpejt”!

Përndryshe,stadiumi i qytetit të Tetovës ishte i ndërtuar 52 vite më parë nga regjimi i atëhershëm komunist dhe jugosllav. Që atëherë asnjë ndryshim nuk është bërë nga institucionet qendrore dhe ato locale. Tetovarët fajin e drejtojnë tek politikanët shqiptar që për 26 vite të pluralizmit politik, kanë realizuar më pak investime kapitale se sa regjimi i egër komunist dhe jugosllav./fol.mk