Aktori i njohur rrëfen momentin kur kuptoi që gruaja e tij ishte ‘e duhura’

Një nga çiftet më të bukura hollivudiane është Ryan Reynolds dhe Blake Lively. Nuk është e lehtë të bëhen bashkë dy aktorë të bukur, të talentuar dhe të dashurohen larg vëmendjes së publikut, pa dashur të bëjnë mediatike marrëdhënien e tyre. Pas 4 vitesh martesë dhe dy fëmijësh bashkë, aktori bukurosh ka folur për herë të parë për momentin e lavdishëm që kuptoi se Blake ishte ‘e duhura’. Në një intervistë për GQ, 40-vjeçari tha se ‘e dinte që do të ndodhte’, kur dolën në takim e parë. Momenti specifik?

“Me siguri pas seksit,” bëri shaka ai. “Jo, ne kishim dalë në një restorant të vogël në Tribeca që qëndron hapur deri vonë dhe një këngë e bukur ishte në sfond. Atëherë unë i thashë, ‘Do të kërcejmë?’. Vendi ishte bosh dhe ishte një nga ato momentet kur gjatë kërcimit kupton ‘Oh, më duket se kalova cakun’. Pastaj e shoqërova në shtëpi. Nuk besoj se duhet të shpjegoj çfarë ndodhi më pas.”

Por kur erdhi puna tek kënga që kërcyen, Reynolds preferoi të mos flasë, duke mbajtur për vete disa detaje të rëndësishme të jetës së tyre personale.