Në komentin e tij të fundit aktori i njohur Ylber Murtezani kërkon që partia shqiptare që do futet në pushtet nga partneri i koalicionit të kërkojë në tryezë para se të futet në qeveri edhe disa kërkesa sa i përket kulturës shqiptare.

Ja çfarë shkruan aktori Murtezani lidhur me kërkesat që duhet t’i parashtrojë BDI në qeverinë e ardhëshme.

”Në qeverinë e ardhëshme që mos rrëshqasim prap sa i përket kulturës shqiptare BDI duhet të kërkojë në tryezë këtë:

1. Drejtorinë e festivalit të Ohrit
2. Fondin e filmit
3. Kategorizimi i festivaleve teatrore, manifestimeve dhe ansambleve në ekstra kategori
4. Institucionalizimi i Baletit dhe filharmonise shqiptare, meqë tani kemi kuadro të rinjë
5. Teatër profesional Gostivar si dhe Struga Dibra teatër rajonal
6. Teatri i Kumanovës objekt në vete
7. Drejtorinë e “Mbremjet e poezisë Strugane”.

NA PRIFTË E MBARA