Ova’ ka thënë se i do shumë shqiptarët.

Nisa Sofiya u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e Ovas në filmin “Miracle in cell no.7”.

Tashmë, vogëlushja numëron shumë fansa nga trojet shqiptare, të cilët nuk hezitojnë edhe t’i shkruajnë në rrjete sociale.

Një prej tyre i shkruan “A di për Kosovën?”, ndërsa përgjigja e aktores ishte “Nuk e kam vizituar, por di për të”.

Ndërsa, ajo përsëri ka treguar se pëlqen Yll Limanin dhe Tuna Sejdiun si dhe kënga e saj e prefruar në shqip është “A don hala”, pikërisht e dy artistëve të lartpërmendur.

“I dua ata, E dua Kosovën dhe Shqipërinë”, janë fjalët e Nina Sofiyas.