Kompania që menaxhon yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo ka arritur ta mbrojë atë nga akuzat për evazion fiskal duke publikuar shifrat tronditëse të të ardhurave të tij për vitin e kaluar.

Në 2015-ën portugezi ka fituar plotë 191 milionë paund përkthyer kjo në £523,000 në ditë , £3.7 milionë në javë ose  £15.9 milionë në muaj.

Kjo vjen pas akuzave që janë ngritur kundrejt klubit spanjoll të Real Madrid pasi kanë kaluar fitimet e tyre në kompani offshore në ishujt britanik Virgin.

Në dokumenti e publikuar vetëm para pak orësh, 31 vjeçari deklaron vetëm 19.8 milionë paund të ardhur nga Spanja, ku ka kontratën me Real Madrid dhe 203.7 milionë paund të tjera i fiton vet jashtë klubit.

ronaldo-405x450