Al Jazeera Balkans realizon dokumentarin për Dino Merlin (VIDEO)

Gjiganti mediatik Al Jazeera Balkan, ka realizuar një dokumentar për jetën dhe veprën e njërit prej yjeve më të mëdha të muzikës në tërë Ballkanin, Edin Dervishalidoviq i njohur si Dino Merlin.

Biografia e tij është edhe një dëshmi për jetën e trazuar të Ballkanit, ku, përveç luftërave, ka disa marrëdhënie të bukura, ato që lidhen me muzikën dhe dashurinë e publikut ndaj tij.

“Zakonisht kur një film realizohet për dikë, ai person ka vdekur ose ka përjetuar një ngjarje tragjike. Mirëpo kur ekipi nga Al Jazeera më bëri propozimin, filluam punën menjëherë. Fillimisht mendova që ishte një shaka. Por unë jam gjallë, arti im është i gjallë dhe një numër i madh i njerëzve e njohin. Ajo çka është pas nesh, të gjitha ngjarjet dhe njerëzit në jetën tonë, na kanë bërë ata që jemi sot, dhe ajo që bëjmë sot përcakton të nesërmen tonë” ka thënë Merlin.

Dokumentari është realizuar me moton e Al Jazeera “Jepni zë atyre që s’kanë”.