Analisti politik, Alajdin Demiri vlerëson se nuk ekziston marrëveshje midis opozitës maqedonase me partitë e shqiptarëve për federalizim,por, ashtu si tha, kjo gjë është zëvendësuar me tezat e frikës që u lëshuan në lidhje me Shqipërinë e Madhe. Ai mendon se ideja e federalizmit është e gjallë te subjektet politike shqiptare.

“Nëse e mbajmë mend mirë propozimin e PDSH-së gjatë ditëve të fundit në lidhje me Marrëveshjen e Përzhinos, që të ri finalizohet ku u kërkua një Parlament dy dhomësh. Ajo ide te shqiptarët jeton si mënyra e vetme për t`u zgjidhur çështja shqiptare në Maqedoni”, vërtetoi Demiri i cili theksoi se raporti i partive shqiptare varet prej asaj nëse janë në opozitë ose pushtet./TetovaSot