Në 24 orët e fundit, Anglia pritet të mbulohet nga një ‘’mjegull e rrezatimit radiokativ’’, raportojnë mediat lokale, shkruan syri.net.

Në lidhje me këtë situatë mjaft të rëndë që pritet të krijohet, rrezikojnë shumë personat që janë me astmë, atyre u është kërkuar të qëndrojnë sa më shumë në vende të mbyllura, derisa rreziku të kalojë.

Gjithashtu sipas ekspertëve thuhet se kjo situatë mund të sjellë edhe probleme me shikimin, kufizim deri në 100 metra dhe nivelet e larta të ndotjes pritet të kapin 48-64 mikogram për metër kub, sasi shumë e lartë për të sjellë probleme të frymëmarrjes