Disa fluturime të parashikuara për mbrëmë janë anuluar për shkak të një alarmi për bombë në një nga aeroplanët e “Turkish Airlines” në aeroportin Aleksandri i Madh të Shkupit – njofton Zhurnal.

Alarmi i cili ka rezultuar i rremë shtë i pari i këtij lloji në aeroportin e Shkupit dhe ka shkaktuar anulimin e të gjitha fluturimeve edhe pse dyshimet për bombë kanë qenë në aeroplanin e linjës së rregullt Shkup-Stamboll. Njëë pjesë e aeroplanëve janë detyruar të zbresin në aeroportin e Ohrit.

Policia ka bërë kontroll të imtësishëm të aeroplanit të “Turkish Airlines” por nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes.